Shitet:Apartament cilësor, në një zonë mjaft të qetë, me dritë natyrale, tipit 2+1, me 1-verandë të madhe, 1-banjo, sip.100m2, kati 2-të nga toka, i pari banim, mbi Vilat Gjermane(zona ndërmjet Q.Studenti dhe Sanatoriumit), në rr."Fuat Toptani", rrugica "Irfan Tershana", 1000m larg nga aksi i rrugës Elbasanit tek nën-kalimi i parë djathtas pas Teatrit Calvin, ose 4min me autovetur, ndërsa nga Fakulteti Ekonomik 15min në këmbe.
Zona Vilave Gjermane: është një zonë e preferuar, mjaft e qetë, gjelbëruar dhe e pastër, me shumë vila 2-3 katëshe. Ne vitet e fundit kemi nje shtim te vrullshem te ndertimeve, ku krahas vilave jane ndertuar edhe disa pallate, kryesisht në pjesën më të shruara/rrafshta të zonës. Kjo zonë ka marrë një zhvillim të vrullshëm duke u zgjeruar deri lart tek depot e ujit, duke u pershkuar edhe nga një linjë autobuzi që zbret deri në qendër. Zona është shumë afër ngjitur me rrugën e elbasanit dhe është vazhdim i zonës së Fakultetit Ekonomik/Terminalit të Autobuzave të zonës Jug-Lindore të vendit, kjo zonë gjendet në mes të Qytetit Studenti dhe zonës së Sanatoriumit/Vilave Amerikane. Në zonë aktualisht gjenden shumë institucione të ndryshme shëndetsore dhe disa institucione arsimore e universitare.
Pallat i Ri 8-katësh, i vitit 2007-2008, me një hyrje, me ashensore (për 4-persona), në çdo kat ka 3-apartamente. Pallati gjendet në fund të Rruges "Irfan Tërshana" degëzim i rrugës "Fuat Toptani" në fund të zonës së Vilave Gjermane. Pallati ka një distance rreth 1000m larg nën-kalimit të parë të Rr.Elbasanit për tu futur në zonën e vilave gjermane/në rr."Fuat Toptani" dhe rruga "Irfan Tërshana" të çon në Pallat Pozicioni i pallatit, në një terren të pjerrët është me shtrirje më të madhe nga veri-lindja (Dajti) dhe jug/perëndimi(nga Pylli/Kodrat e Liqenit Artificial/Fakultetin Ekonomik/ Qytetin Studenti, nga ku është dhe hyrja e pallatit). Në zonë, rrethe 200m nga pallati kalon edhe një autobus i vogël, i cili lidhë depot e ujit-gjuhët e huaja me qendrën e Tiranës. Apartameti: është mjaft i rehatshëm, i qetë, i pastërt, me punime cilësore dhe organizim/planimetri funksionale, i tipit 2+1, i bollshëm dhe me shumë dritë natyrale, lehtësisht i ajroshëm, me 1-banjo dhe një verandë, në katin e parë-banim/i dyti mbi tokë, me sipërfaqe të apartamentit prej 100m2, ndërsa veranda me vehte 36m2 dhe 10m2 është sipërfaqa e përbashkët. Apartamenti gjendet në katin e parë banim, ose i dyti teknik mbi tokë, në kat janë 3-apartamente, me një hollë të bollshëm dhe me dritë natyrale, nga ku janë ashensori dhe shkallët për ngjitje në katet e sipërme. Apartamenti është i bollshëm, me pamje/pozicion nga lindja dhe veri-lindja/Mali i Dajtit, pamje të qetë natyrale. Apartament me kubaturë të lartë, me kuzhinë të kompletuar dhe banjo të kompletuar e funksionale, këndin e ndënjes/sogiornon dhe një dhomë gjumi të mobiluar e funksionale, me dritare dhe derë verande dopio-xham, me grila persiane, me radiator ngrohje në çdo pjesë dhe përveç banjos çdo pjesë e tij, është me dritë dhe ajrosje natyrale.
Përbërja/Planimetria Apartamentit: Përbëhet nga koridori hyrës përmasa normale, form drejtkëndeshi pak i gjatë, paisur me portmonto nga ku në të djathtë pas 2m fillon me tualetin/banjo-dush, i bollshëm , i kompletuar me paisje cilësore dhe funksional. Në vazhdim të koridorit futesh në pjesën e ndënjes/sogiorno-kuzhinë me përmasa relativisht të bollshme, në formë katrore. Porsa futesh në sogiorno, në të majtë gjendet zona e kuzhinës dhe ngrënies, e cila është me përmasa/hapsira të bollshme, ku gjendet edhe një dritare me përmasa mesatare, me kuzhinë dhe paisje të kompletuar. Nga pjesa e ndënjes kalohet nëpërmjet një dere-vetrate të madhe në verandë në formë drejtkëndore rreth 30m2, e cila në ballore është e mbyllur me vetrata dhe perde dielli, në anësore me murë dhe tullë-xhami, ndërsa nga lartë me tendë druri dhe katrema per mbrojtje nga shiu. Në të djathjtë të pjesës së ndënjes/sogiorno nëpërmjet një koridori kalohet tek dhomat e gjumit; Në koridor majtas gjendet dhoma e parë e gjumit, me permasa normale, e pa kompletuar, dritare nga lindja/veranda, po në vazhdim të koridorit në ballore gjendet dhoma e dytë e gjumit, me përmasa të bollshme, e kompletuar me gjithçka, me dritare nga lindja/veranda.
Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuar dhe të lyera me ngjyrë të hapura, limon, pjepër, lejla etj, ndërsa tavanet normale, me kënde të drejta, të suvatuar/patinuar ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja: është e shtruar e gjitha me pllaka cilësore, me përmasa mbi mesataren dhe ngjyrë gri në boj-qielli të hapur.
Dyert e brendshme dhe dritaret: prej drurit-tamburato, ngjyrë kremi në të bardhë, ndërsa dera/vetrata e verandës dhe dritraret duralumin dopio-xham, ngjyrë jeshile të errët, si dhe të gjitha dritaret dhe dera e verandës me grila-persiane me ngjyrë jeshile të errët.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti që nga ndertimi ka qenë përdorur nga pronarët/të zotët(porositësit) dhe aktualisht banohet po nga të zotët por për arsye zhvendosje është vendosur që ky apartament të destinohet për shitje.
Dokumentacioni: Me dokumentacion të rregullt hipotekor, Çertifikata Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
-Çmimi i Shitjes: Apartamenti shitet i kompletuar dhe mobiluar me 130'000 ,
Adresa: Rruga Fuat Toptani, Pranë Vilave Gjermane (zona ndërmjet Q, Studenti dhe Sanatoriumit, Futesh tek nën kalimi i Rrugës Elbasanit, hyrja e parë djathtas pas teatrit Calvin, 1000m larg nga rruga Elbasanit /Fakulteti Ekonomik/ose Terminali Autobuzave të zonës Jug-Lindje. adgss
Cel: 0696281433 adgss
************************************************** *******************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) adgss
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës tek Drejtoria e Përgjitheshme e Policise se Shtetit/përballe Min.Jashteme Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: [email protected]
kontaktoWhatsApp